Rikthen pas 30 vitesh ABBA
Janë rikthyer në një performancë së bashku pas 30 vitesh, një ndër grupet që ka bërë të kërcejë gjenerata të tëra njerëzish kudo më botë.
ABBA grupi i disko-music, është bashkuar këtë të dielë duke festuar ditën që Björn Ulvaeus, 71 vjeç dhe Benny Andersson, 69 vjeç, u takuan për herë të parë 50 vite më parë. Për të festuar 5 dekada miqësi, ata kanë organizuar një një festë private në “Berns Salonger” në qendër të Stockholm-it, shkruan Daliy Mail. Katërshja ka interpretuar në skenë disa nga këngët e tyre dhe kjo shënon dalje e tyre të plotë, në një performancën që prej vitin 1986. Banda u nda në vitin 1982 dhe për herë të fundit janë parë bashkë në eventin e “Mama Mia! The Party!” në muajin Janar 2016./tvklan.al