Rikthimi “i heshtur” i Eqrem Bej Vlorës


Rikthimi “i heshtur” i Eqrem Bej Vlorës

20:12 30/03/2014 bej vloraEqrem Bej Vlora nga sot prehet në atdhe. Eshtrat e tij u sollën nga Vjena për t’u rivarrosur në Kaninë të Vlorës. Homazhet u zhvilluan në shtëpinë historike të Eqrem Bej Vlorës, në praninë e të afërmve të familjes Vlora dhe personaliteteve që e nderuan atë.

Eqrem Bej Vlora u lind në Vlorë më 1 dhjetor 1885, si bir i Syrja bej Vlorës dhe i Miri Hanëm Toptanit(1). Familja e tij ishte një nga familjet më të pasura të jugut të Shqipërisë. Në vitin 1904 ai nisi studimet për drejtësi dhe teologji në Stamboll. Shërbeu në detyra të larta të Perandorisë, ndërsa gjatë Luftërave Ballkanike ishte komandant i batalionit territorial të Vlorës me gradën major në reserve. Në vitet 1925, 1929 Eqrem bej Vlora shërbeu si ministër i Shqipërisë në Londër e Athinë. Në verën e vitit 1944, ai u bë ministër i jashtëm para se të shkonte në mërgim në Itali gjatë pushtimit komunist. Eqrem Bej Vlora ishte kalorës i disa urdhërave dhe  anëtar i Akademisë së Shkencave Gjermanike Humbold, Akademisë Diplomatike të Parisit si dhe Anëtar i Institutit të Shkencave në Romë. Ai vdiq dhe u varros në Vjenë në vitin 1964.

 

 





Të ngjashme