Rikthimi i PD në Parlament – (9 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, ka votuar unanimisht për mbledhjen më 8 korrik të kuvndit të posaçëm nga ku do të vendoset rikthimi në parlament. Rikthimi i PD në parlament do të shpejtoj përpjekjet e saj për të realizuar një zgjidhje politike. Është shprehur kështu lideri demokrat Berisha i cili ka ftuar anëtarët e këshillit kombëtar të mbështesin kërkesën e tij.
Sali Berisha, Kryetar i PD:- “Duke u rikthyer në parlament tani ne dëshmojmë dhe njëherë vendosmërinë tonë për të mos lejuar institucionalizimin e bojkotit dhe të kthehemi në parlament pasi i kemi dëshmuar aleatëve tanë pasi ju kemi dëshmuar të gjithë botës se çfarë përfaqëson përfaqëson parlamenti shqiptar”.
Më tej Berisha ka shpallur bashkëpunimin me SHBA, një nga prioritetet parësore të PD. Ai u shpreh se kërkesa e qeverisë së SHBA-së për rikthimin në parlament nuk mund të mos gjejë mirëkuptim tek anëtarët dhe simpatizantët e PD, për më tepër që ata janë angazhuar për vrasjen e deputetit Azem Hajdari.
Partia Demokratike në mbledhjen e sotme ka bërë publike dhe ndryshimet në programin e saj. Çdo forcë politike dhe çdo shqiptar tha Berisha duhet të gjej forcat të ndryshoj. Sipas tij në këtë kuptim PD do të ndryshoj programin e saj për tju rikthyer besimin shqiptarëve duke ju siguruar rendin dhe qetësinë dhe duke luftuar korrupsionin./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego