Rikthimi i refugjatëve kosovarë (28 Qershor 1999)
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët filloi sot kthimin e organizuar të qindra mijëra kosovarëve në shtëpitë e tyre. Nga kampi i Stenkovecit në Maqedoni u nisën drejt Prishtinës 400 refugjatët e parë. Bëhet e ditur se në Maqedoni dhe Shqipëri ka dhe 400 mijë të ardhur nga Kosova të cilët presin kthimin e tyre.
Mbi 300 mijë janë kthyer në mënyrë individuale me shpenzimet e tyre. Kjo Organizatë ka vlerësuar se qendra me kushte sigurie janë vetëm Prishtina, Prizreni dhe Ferizaj. Përparësi kanë refugjatët e vendosur në Maqedoni dhe Shqipëri. UNHCR-ja do ketë në prioritet edhe kujdesin për ushqimin. Kosovarët e vendosur në vende të tjera kanë të garantuar të drejtën e qëndrimit të përkohëshëm./tvklan.al