Dy aksidente me vdekje, njëri prej viktimave një 5 – vjeçar
Dy aksidente me pasojë vdekje janë shënuar në orët e para të ditës së sotme në Tiranë dhe Kavajë.
Rreth orës 10:00, në afërsi të ish repartit Ushtarak në qytetin e Kavajës, një 5 – vjeçar u përplas për vdekje nga një “Mercedes Benz”, që drejtohej nga A. L.
Fëmija mësohet se ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Aktualisht, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.
Në Tiranë, rreth orës 7:30 të mëngjesit një person ka gjetur vdekjen në rrugën e Rinasit. Sipas policisë drejtuesja e një automjeti “Mercedez Benz”, me inicialet E.D, ka aksidentuar për vdekje një person që lëvizte me biçikletë.
Viktima është 79 – vjeçari Ramiz Balliu. Drejtuesja e automjetit është shoqëruar për në polici./tvklan.al