Rinas, rinisin fluturimet – (22 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Rinisin fluturimet ajrore në aeroportin e bllokuara të Rinasit tre muaj më parë. Drejtoria e Aviacionit Civil ka deklaruar se Natoja largon fluturimet ushtarake të saj duke ofruar ato civile. Militarizimi i tij dhe bllokimi i të gjitha linjave ajrore ka filluar kur nisën dhe bombardimet e para në Kosovë në 24 Mars.
Hapësira ajrore e pesë shteteve përfshi këtu edhe Shqipërinë do të ishte nën kontroll të plotë të Natos, Gjatë gjithë kohës kur janë zhvilluar luftime në Serbi aeroporti i Rinasit ka qenë në gadishmëri së bashku me punonjësit e tij. Ndaj Nato-ja në këtë situatë lufte përveçse ishte e pranishme për sigurinë në vendin tonë ajo pezulloi dhe mjaft fluturime të pasagjerëve shqiptarë.
Ndaj fluturimi i parë pas kësaj shkëputje ajrore për siguri do të jetë pa pasagjerë dhe më tej ajo do të vazhdoj normalisht./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti