Rinasi i ekspozuar nga risku i grabitjeve


Rinasi i ekspozuar nga risku i grabitjeve

15:15 21/09/2016

Grabitja e parave të një banke të nivelit të dytë në Rinas duhet të shërbente për rritjen e parametrave të sigurisë, por Shoqata e Shqiptare e Bankave shpreh shqetësimin se Aeroporti vijon të jetë ende i ekspozuar nga riksu i ngjarjeve të ngjashme kriminale.

“Në pjesën e kargos nuk ka ndryshim në infrakstrukturë, është i njëjti ekspozim, e njëjta kohëzgjatje është e njëjta problematikë, madje dhe pak më e shtuar.”

Në forumin e 5 të Sigurisë Fizike në Banka, përfaqësuesi i Policisë së Shtetit, Gjovalin Loka tha se duhet riparë kontrata me koncesionarin në Aeroportin e Rinasit.

“Rishikim të marrëdhënieve, të marrëveshjes me koncesionarin e Rinasit, për të përcaktuar përgjegjësitë dhe detyrat, që të mos mbetet faji jetim dhe secili të ketë përgjegjësitë”.

Sipas Shoqatës së Bankave, asnjë prej grabitjeve të vlerave monetare në lëvizje nuk është zbardhur.

“Nëqoftë se do të kishte që në fillim, apo që në grabitjen e parë një fuqi zbuluese më të madhe është e kuptueshme që në rast se veprohet nga i njëjti grup kriminal apo nga grupe të ndryshme kriminale, të kishim një farë reduktimi”.

Përfaqësues të bankave dhe të shoqërive private të sigurisë fizike evidentuan si faktor të tjerë risku mungesën e zbatimit të ligjit, mungesën e kompozimit të eskortave, rrjedhjen e informacionit, nivelin e dobët profesional të punonjësve të shoqërive të ruajtjes fizike dhe automjetet jashtë kushteve teknike për të transportuar vlera monetare.

Tv Klan






Të ngjashme