Rinasi me probleme sigurie pas sulmeve terroriste në Bruksel


Rinasi me probleme sigurie pas sulmeve terroriste në Bruksel

15:31 05/07/2016

Aeroporti i Rinasit ka neglizhuar masat e sigurisë edhe pas sulmeve terroriste në aeroportin e Brukselit.

Televizioni Klan zbulon se, dy ditë pas këtyre ngjarjeve, Komisariati i Policisë Kufitare në Rinas, i ka përcjellë një shkresë Tirana International Airport, ku i kërkon bashkëpunim, pas disa konsatimeve për moszbatim të rregullave të sigurisë nga koncesionari në aeroport.

shresa

 

Ermal Milori, në cilësinë e Shefit të Komisariatit, shprehet në letër se, automjetet e kompanive private ose të shoqërive ajrore, të cilat edhe pse të pajisura me leje hyrje, lëvizin me dhe pa arsye për transportimin e personelit jashtë zonës së tyre të operimit, pra në pistën e avionëve, si dhe qëndronin të parkuara në vende jo të sigurta.

Sipas policisë, automjetet e ndryshme, kur dalin nga zona e operimit, brenda pistës së avionëve, nuk shoqërohen me kontroll nga ana e shërbimeve të ICTS - së, gjithashtu edhe personat të cilët janë punonjës brenda pistës dhe hyjnë nga porta A, nuk janë objekt kontrolli në dalje.

Me qëllim rritjen e masave të sigurisë dhe parandalimin e akteve të ndryshme kriminale, në lidhje me personat që punojnë dhe mjetet të cilat operojnë në pistën e avionëve të Aeroportit të Rinasit, Komisariati i Policisë ka kërkuar:

shresaaaaaa

Të mos lejohet dalja e këtyre mjeteve nga territori ku operojnë.

Të kryhet kontrolli si në hyrje dhe në dalje i mjeteve dhe personave.

Të bëhet njoftim paraprak në Komisariatin e Policisë Rinas, në lidhje me arsyen dhe kohën e daljes së mjetit.

Të vihet në funksion të plotë sistemi i kamerave, si në terminalin e Rinasit dhe jashtë tij.

Rezulton se TIA nuk ka kthyer asnjë përgjigje për kërkesat e parashtruara në shkresë.

Tv Klan





Të ngjashme