Rindërtimi i shkollës “Sami Frashëri”


Rindërtimi i shkollës “Sami Frashëri”

19:00 23/04/2020

Gjimnazi do të shembet pas dëmtimeve nga tërmeti

E ndërtuar në vitet 60’, gjimnazi “Sami Frashëri” është shkolla e parë që do të rindërtohet pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Mjediset e gjimnazit po zbrazën për t’i lënë vendin shembjes së plotë të godinës. Edhe projekti i ri për rindërtimin e shkollës është në fazën e fundit të saj.

“Shkolla “Sami Frashëri” do të shtrihet plotësisht në territorin ku ndodhet sot godina, por ne synojmë që të jetë 20 – 30% më e madhe. Që nga momenti i projektimit do të jetë me klasa të qëndrueshme, me ndriçim ta mirë, plotësisht e termoizoluar. Shtimi i hapësirave për aktivitete komunitare është pjesë e projektimit, jo vetëm ambiente sportive, por edhe të tjera që të mund të përdoren nga komuniteti”, shprehet Arbjan Mazniku, nënkryetar i bashkisë së Tiranës.

Po kur do të nisë ndërtimi i saj?!

“Shpresojmë që jo me larg se 1- 2 muaj të mbarojmë me procedurën e prokurimit dhe në fillim të verës të nisim procesin e ndërtimit që brenda 1 viti apo 1 vit e gjysmë të jetë gati”.

Godina e re pritet t’i japë fund edhe mësimit më 2 turne, por deri atëherë gjimnazistët e Sami Frashërit do ta vijojnë mësimin në shkolla të tjera.

Tv Klan






Të ngjashme