Rindërtimi i Thumanës, Rama: Infrastrukturë të standardeve më të larta
Thumana që ishte dhe një nga zonat më të dëmtuara dhe me numrin më të madh të viktimave të goditjes sizmike të 26 Nëntorit, është kthyer e gjitha në një kantier ndërtimi.
Kryeministri premton se një vit më pas kur të ketë përfunduar zbatimi i programit të rindërtimit, kjo zonë nuk do të ketë të krahasuar me atë që ishte para fatkeqësisë.
“Kantieri i infrastrukturës do të garantojë që banesat e reja të ngrihen mbi një sistem ujësjellësi, kanalizimesh, ndriçimi e rrjeti rrugor të standardeve më të larta”.
Procedura për garën e rindërtimit të shtëpive është mbyllur, ndërsa Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka nisur punën për firmosjen e marrëveshjeve me kompanitë që do të marrin përsipër rindërtimin e lagjeve të reja në Thumanë.
Tv Klan