Rindërtohet fytyra e adoleshentes së vdekur 3700 vite më parë
Me sytë blu dhe flokët në ngjyrë të kuqe natyrale, “Ava” duket si çdo adoleshente britanike e ditëve të sotme.
Por kjo në fakt është fytyra e një vajze, e cila ka vdekur më shumë se 3700 vite më parë. Shkencëtarët kanë arritur bëjnë një rindërtim të pamjes së Avas, falë eshtrave të saj të lashta. Nuk dihet sesi vdiq, por siç shkruan e përditshmja “Mirror”, deformimi i kafkës sugjeron se vdekja e të resëm që dyshohet të ketë qenë rreth 18 - 22 vjeç, mund të ketë ardhur si pasojë e goditjeve të qëllimshme. Skeleti, përfshikë kafkën dhe dhëmbët, u gjet në Caithness të Skocisë, në 1987 – ën. Emri i saj është një shkurtim i Achavanich, vendi ku u gjet. Kjo grua misterioze është prej shumë kohësh subjekt i një projekti të arkeologes Maya Hoole./tvklan.al