Rindërtohet ura që mbyti 43 njerëz
Vepra e artit në Genova të Italisë u shemb më 14 Gusht të viti 2018
Kanë kaluar gati 2 vjet nga shembja e urës Morandi në Xhenova të Italisë, ku më 14 Gusht të vitit 2018 humbën jetën 43 persona.
Pas 15 muaj punime në mënyrë intensive, qyteti i Xhenovës mbajti një ceremoni inauguruese për urën e re. Në këtë ceremoni morën pjesë figurat më të larta të shtetit italian, si dhe u mbajtën homazhe në shenjë respekti edhe për viktimat që humbën jetën 2 vite më parë.
Ura San Giorgio e projektuar nga Renzo Piano, në bashkëpunim me ndërtuesit Webuild dhe Finkanteri, rikthehet për të bashkuar qytetin nga perëndimi në lindje.
Pas ceremonisë forcat ajrore të shigjetave trengjyrëshe pushtuan qellin e Xhenovës. Në këtë ceremoni kishte rreth 500 vende për mysafirët, ku i pranishëm ishte Presidenti Sergio Mattarella. Kryeministri Xhuzepe Konte etj.
Kreu i shteti para fillimit të ceremonisë takoi familjarët e viktimave të Moradit, të cilët nuk morën pjesë në përurimin publik. Pas himnit kombëtar u lexuan emrat e 43 viktimave dhe u mbajtën 3 minuta heshtje në shenjë respekti.
Klan Plus