Rinia, papunësia dhe droga (30 Janar 1999)
50% e rinisë është e papunë dhe pjesa më e madhe e tyre karakterizohet nga veset e rrugës. Shoqata të ndryshme të cilat merren me studimin e problemeve që ka sot rinia, ka nxjerrë problemet konkrete që 50% e moshës 20 deri në 35 vjeç, sot nuk kanë një punë. Kushtet aktuale sociale kanë ndikuar në pakësimin e alternativave për ta.
Duke mos patur një punë stabël sipas tyre, pjesa më e madhe e këtyre të rinjve karakterizohet me veprime negative. Alkooli, duhani mbush pothuajse të gjitha orët e ditës për ta. Por ka dhe nga ata të cilët marrin ndërveprime të ndryshme dhe të jashtëligjshme. Vjedhje, grabitje me dhunë dhe kërcënime madje dhe vrasje. Të gjitha këto krime kanë si autor pikërisht të rinjtë 20 vjeçarë.
Policia gjithnjë e më shumë po përballet me këtë grupmoshë. E gjithë kjo ka ardhur pasi këta të rinj, nuk ndjejnë një kontroll nga dikush. Familja mesa duket ka humbur forcën e dikurshme karakteristike. Gjithashtu dhe mosimpenjimi i tyre në një punë konkrete ndikon që ata të stimulohen dhe të kryejnë një punë konkrete në veprime të dëmshme dhe të paligjshme.
Krimi si vrasjet, përdhunimet, grabitjet apo prostitucioni, janë tashmë vepra të atribuara kryesisht të 20 apo 30 vjeçarëve. Nëse do të vazhdohet kështu, rinia shqiptare do të humbasë çdo vlerë të saj./tvklan.al
Gazetar : Eduart Frangaj