Rinis punën Komisioni i Reformës në Drejtësi
Diskutimet në Komisionin e Reformës në Drejtësi u fokusuan në komentet e paraqitura nga Partia Demokratike, për çështjen e Vettingu-t. Në fakt ishte experti i Euraljus, Rainer Deville, që shfaqi para komisionit qëndrimin e organizmit që përfaqëson për këto komente. 55 faqet e opinionit të opozitës, duket se janë mbështetur nga Euraljus.
Socialisti Pandeli Majko shfaqi frymë konsensualiteti kur tha se çdo gjë do të diskutohet dhe zgjidhet në komision.
Komisioni i posaçëm në parlament, do të përgatisë ligjin për Vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, për t’ia paraqitur parlamentit, në mënyrë që procesi i verifikimit të figurave të tyre të fillojë sa më shpejt.
Tv Klan