Rinis transporti publik


Rinis transporti publik

15:38 24/06/2020

Ky minibus u nis nga Tirana drejt Durrësit vetëm me 2 pasagjerë. Edhe pse të paktë në numër, ata dhe stafi mbajnë maska dhe doreza, të detyrueshme për këdo që nga e mërkura përdor transportin publik.

Transporti ndërqytetas nisi punë këtë të mërkurë pas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë. Ata duhet të zbatojnë një protokoll sigurie për të cilin drejtuesit e automjeteve kanë disa paqartësi dhe rezerva.

Në autobusë janë afishuar rregullat e protokollit dhe certifikata e dezinfektimit. Kjo është kthyer në kosto për drejtuesit e tyre, që po ashtu thonë se problem mbetet zbatimi i disa pikave të protokollit në përditshmëri.

“Me 70% nuk mban dot distancë, më mirë mbushe plot. Ata i thonë mirë rregullat në televizor, po hajde shikoje këtu. Kisha një çift sot në mëngjes dhe i pyeta çfarë jeni ju të dy? Po ne s’jemi këtu police”.

“Mirë sot se janë pak veta, po me 70% si do të mbajmë distancën?”

“Ne nuk do e rrisim çmimin, por shteti duhet të na subvencionojë”.

Ndërsa punonjësit e tranportit urban në Tiranë protestuan sërish, duke refuzuar të rifillojnë punën pa marrë një pagë të dytë lufte. Policia shoqëroi disa prej tyre, pasi tentoi shpërndarjen e tyre, për shkak se tubimet janë ende të ndaluara.

Transporti ndërqytetas dhe ai urban rinisi punën pas pezullimit 3-mujor nga pandemia në të gjitha rrethet e vendit. Ata kanë përsëritur kërkesat për ulje të çmimit të karburantit dhe luftën ndaj konkurrencës së pandershme.

Tv Klan






Të ngjashme