Rinisin reshjet e dëborës në zonat malore


Rinisin reshjet e dëborës në zonat malore

12:06 24/01/2021

Rritet niveli i ujit në Lumenj, IGJEUM paralajmëron përmbytje

Natën e kaluar janë rikthyer reshjet e dëborës në zonat malore. Në qarkun e Korçës ato kanë qenë me intensitet sidomos në zonat malore ku trashësia ka shkuar deri në 10 centimetra.

Gjendja e rrugëve nacionale dhe atyre rurale raportohet në përgjithësi e mirë. Në disa pjesë të aksit nga Boboshtica në Dardhë rekomandohet lëvizja me zinxhirë.

Probleme raportohen për furnizimin me energji elektrike në Mollas të Kolonjës. Edhe në veri të vendit ka pasur rritje të nivelit të lumit Drin dhe Liqenit të Shkodrës.

Në këtë bashki numërohen rreth 748 hektarë ende nën ujë. Mbetet problematike edhe situate në porte ku mjetet e peshkimit nuk janë lejuar të dalin në det.

Tv Klan






Të ngjashme