Rinisin shkollat pas festave të fundvitit – (8 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kjo është dita e parë për këtë vit në të gjitha shkollat, nga 8-vjeçare deri tek shkolla e lartë. Mësimi sot ka nisur si një vit më parë, ku radhën për të folur sot e kanë pasur më shumë mësuesit. Nxënësit e 8-vjeçares vërtet kanë pushuar, por nuk i kanë harruar librat dhe dëshirat për vitin e ri shkollor.
Ndërsa në shkollat e mesme shumë gjëra ndryshojnë. Në klasat e tyre është më vështirë të vendoset qetësia. Tek një pjesë e vogël e djemve dëshira është të kalojnë vitin shkollor, ndërsa drejtoritë e disa shkollave, kërkojnë që këtë vit të rikonstruktohet godina e tyre. Më të rriturit, që preokupim pas kësaj shkolle kanë punën janë më të çorientuar. Për ta ndryshimi i vitit sjell ndryshime në orar dhe shtim lëndësh të reja. Për këdo që ky është viti i fundit akademik, dëshira mbetet punësimi në degën që mbarojnë./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti