Rinumërim votash në Prishtinë dhe Prizren
Në Prishtinë dhe Prizren do të rinumërohen votat e balotazhit të zgjedhjeve lokale 19 nëntorit.
Paneli zgjedhor për ankesat vendosi të pranojë kërkesën për rinumërim votash nga Lidhja Demokratike e Kosovës për Prishtinën dhe nga Partia Demokratike e Kosovës për Prizrenin. Sipas panelit, në disa kuti votimi në të dy qytetet numri i votave të hedhura në kuti, nuk përkonte me ato të shënuara në procesverbal.
Po ashtu ka pasur edhe vota të numëruara gabim. Në të dy qytetet kryesuan kandidatët e Vetëvendosjes me një diferencë tepër të ngushtë votash. Kryetari aktual i komunës Prishtinë, Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes tha se pavarësisht vendimit, vullneti i popullit nuk mund të ndryshohet.
Tv Klan