Risia e “Green Coast” me rrjetin ndërkombëtar të resorteve


Risia e “Green Coast” me rrjetin ndërkombëtar të resorteve

19:58 17/08/2020

Blerësi mund të shkëmbejë vilën për pushime në të gjithë botën

Jo vetëm një oaz qetësie që ofron pushime ëndrrash, por Green Coast Resort and Residences në Palasë sjell për herë të parë në Shqipëri një projekt unik për shkëmbimin e pushimeve.

Në bashkëpunim me kompaninë Interval International, Green Coast mundëson që klientët e saj tashmë të pushojnë në resortet më të mira të botës, anëtare të kësaj platforme.   

“Është një arritje e padiskutueshme për Green Coast Resort and Residences të anëtarësohet dhe të bashkëpunojë  me Interval International”, tha menaxherja e shitjeve, Juliana Shiroka.

Pjesë e këtij rrjeti janë 3600 resorte ekzotike nga Tenerifet, Brazili, Dubai, SHBA-ja, Bali etj.  Po si arriti Green Coast Resort and Residences të bëhet pjesë e Interval International?

“Ka qënë një proces kompleks, pasi është bërë prej tyre një proces skanimi në çdo apekt të këtij projekti, duke nisur nga cilësia e ndërtimit, arredimi, cilësia e shërbimeve që ofrohen, na dha pasaportën  e sigurisë për t’u bërë pjesë e rrjetit”, shpjegoi Shiroka.

I kënaqur për këtë bashkëpunim është shprehur edhe vetë Darren Ettridge, zëvendës presidenti i Resort SALES and Business Development. Ndërsa Juliana Shiroka nga GREEN Coast sqaron më tej sesi funksionon shkëmbimi i pushimeve.

“Çdo pronar që ka blerë apo do të blejë një vilë apo apartament, tashmë mund ta shkëmbejë vilën e tij me vilat që janë pjesë e rrjetit Interval International”.

Të tilla bashkëpunime ndërkombëtare jo vetëm kontribojnë në industrinë  e turizmit vendas, por mund ta rreshtojnë Shqipërinë mes destinacioneve më të preferuara në botë.

Tv Klan






Të ngjashme