Guardia Di Finanza: U shkatërruan 2.4 milionë rrënjë kanabis


Guardia Di Finanza: U shkatërruan 2.4 milionë rrënjë kanabis

15:00 07/10/2016

213.4 hektarë kanabis është mbjellë në Shqipëri gjatë këtij viti, në 2086 parcela. Janë 168 hektarë më shumë se në vitin 2015, ku u evidentuan 44.7 hektarë të ndarë në 1368 parcela.

Këto janë të dhënat e raportit të Misionit të Guardia Di Finanza që ka asistuar policinë shqiptare në monitorimin, evidentimin dhe asgjësimin e parcelave të mbjella me bimë narkotike.

Këtë vit sipas raportit janë shkatërruar 2 milion e 400 mijë bimë ose 99,8 % e sipërfaqes. I njëjti trend është dhe për vitin 2015, u asgjësua 99,6 % ose 797 mijë bimë. Sipas raportit në 2014-ën u shkatërrua 99,4% më krahasim me 2013-ën me vetëm 7,5 % e sipërfaqes së mbjellë me 87 mijë bimë të shkatërruara. Në 2012 nuk është shkatërruar asnjë 1 % e sipërfaqes së mbjellë me vetëm 33 mijë bimë të asgjësuara.

Sipërfaqja 5 herë më e madhe e zbuluar këtë vit, sipas raportit të Guardia Di Finanza që u lexua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako është pasojë e eksplorimit të zonave të reja, të pamonitoruara më parë.

Gjatë këtij viti është zbuluar edhe një trend i ri i kultivimit të drogës.

Sipas Guardia Di Financa është ndërhyrë edhe në fazën e parandalimit të kultivimit. Përfaqësuesi i saj u ndal edhe tek mënyrat e trafikimit të kanabisit.

Guardia Di Finanza e nisi monitorimin në Shqipëri në fund të Qershorit, dhe në raportin e saj nuk janë përfshirë të dhëna përpara kësaj periudhe.

Tv Klan






Të ngjashme