Risitë shkencore të vitit 2011 (01 Janar 2012)


Risitë shkencore të vitit 2011 (01 Janar 2012)

12:36 01/01/2012

Viti 2011 mund të konsiderohet si viti i zbulimeve të rëndësishme në fushën e shkencës. Ajo çfarë mund të konsiderohet si zhvillimi më i madh i këtij viti është zbulimi i të ashtu quajturës “grimca e zotit”. Shkencëtarët thonë se një grimcë e tillë, më e vogla e zbuluar ndonjëherë mund t’i ketë dhënë masën çdo materiereje tjetër.

Zbulimi i neutrinëve është një tjetër arritje e madhe shkencore për këtë vit. Neutrinët janë grimca të vogla atomike më të shpejta të cilët kalojnë me 6km/sekond shpejtësinë e dritës. Sipas zbulimit të shkencëtarëve dhe laboratorit të institutit italian të fizikës nukleare, shpejtësia e lëvizjes së këtyre grimcave arrin në 209.792km/sekond.

Planeti Kepler 22B është një prej zbulimeve më të mëdha në hapësirë të kryer nga shkencëtarët e agjensisë hapësinore amerikane NASA. Kjo për faktin se ky është planeti i parë në të cilin shkencëtarët konfirmojnë se do të plotësohen kushtet themelore për plotësimin e jetesës. Ai ndodhet 600 vite dritë larg tokës dhe është 2.4 herë më i madh se planeti ynë.

Këtë vit NASA i dha fund misionit të anijeve shuttle në hapësirë duke i hapur rrugë sistemit space launch system. Përmes këtij sistemi synohet të arrihet eksplorimi më i thellë i hapësirës duke përdorur anije hapësinore më të shpejta. /tvklan.al






Të ngjashme