Rita Lati i këndon prezantueses: Moj Rudina me lezete…
Këtë të enjte tek “Rudina” ishte e ftuar aktorja e dashur e humorit, Rita Lati dhe motra e saj, Nora Rusi.
Rita dhe Nora janë rritur në Orikum të Vlorës, e si labe aktorja nuk la pa i kënduar një këngë prezantueses së emisionit, Rudina Magjistari.
Rita Lati: Tani Rudina, s’ka edhe publik moj motër, se si më duket, sikur nuk jam mirë. Do xixëllojë thashë, do xixëlloj që të kënaq Rudinën.
Rudina: Ti shkëlqen sot.
Rita Lati: Edhe, dy labe ke këtu, si të ta shpreh meqë kam edhe Norën këtu, të ta shpreh si ne andej nga Labëria, si i duam ato të mirat mbi të mira. Ti për ne je e mira mbi të mira, jo për Ritën dhe për Norën, por për të gjithë, të gjithë ne që të duam kaq shumë. Unë do e shprehja kështu si labe:
Moj Rudina me lezete, bobo ç’më bërë për vete,
Moj Rudina me lezete, bobo ç’më bërë për vete.
Rudina: Po të kishim edhe publikun do ia kishim marrë valles. Rita Lati: Po thashë, do ia këndoj dy llafe. /tvklan.al