Rita Ora blen rezidencën përrallore
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora ka blerë një rezidencë luksoze në veri të Londrës në Britani të Madhe. Lajmi bëhet i ditur nga “The Mirror”, që raporton se kjo rezidencë me 6 dhoma gjumi ka kushtuar plot 8 milionë Paund.
Dokumentet janë firmosur nga babai i 30-vjeçares, Besniku, dhe prona është blerë nga kompania e Ritës, “Rora Properties”.
Në zonën ku ndodhet kjo vilë kanë jetuar edhe shumë të famshëm të tjerë, si modelja Kate Moss, aktori Jude Law etj.
Rita Ora aktualisht ndodhet në një karantinë 14-ditore në Sidnei të Australisë për shkak të rregullave të pandemisë për këdo që udhëton drejt këtij shteti. Këngëtarja ka shkuar në Australinë e largët pasi është pjesë e jurisë së The Voice.
Disa muaj më parë, Rita Ora shkeli dy herë rregullat anti-covid në Britani të Madhe duke udhëtuar dhe duke organizuar festë për ditëlindjen e saj në një restorant. Përveç gjobës, këto veprime i kanë kushtuar 30-vjeçares edhe indinjatën e fansave, një pjesë e mirë e të cilëve nuk e ndjekin më në rrjetet sociale këngëtaren shqiptare. /tvklan.al