Rita Ora habit me pamjen, vë dhëmbë floriri dhe lyen vetullat e kuqe
Ditën e sotme kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka deklaruar se karantina ka filluar dhe do vazhdojë deri në 2 Dhjetor për të shmangur përhapjen e Covid-19.
Mbrëmjen e djeshme Rita Ora ka publikuar një foto në Instagram ku i ka paraprirë këtij vendimi dhe i uron të gjithëve shumë fat dhe i këshillon që të qëndrojnë të sigurt.
Ajo që tërhoqi më shumë vëmendje në këtë foto është paraqitja e saj. Këngëtarja shihet me vetulla të kuqe dhe me dhëmbë të arta.
“Nxitimi i fundit. Ju dëshiroj fat të gjithëve, qëndroni të sigurt”, ka shkruar Rita me look-un ndryshe.