Rita Ora në “Fifty shades Freed”
Rita Ora është sërish pjesë e “Fifty Shades”. Këtë herë jo vetëm si motra e Cristian Greit ajo do të këndojë kolonën zanorë të filmit erotik.
Ora ka publikuar një foto në Instagram së bashku me ish anëtarin e One Direction, Liam Payne.
Ndërkohë një ditë më parë në youtube është publikuar dueti mes tyre titulluar “Crazy in love”.
Pas duetit të Zayn Malik dhe Taylor Swift për kolonën zanore të filmit “Fifty Shades Darker” ky pritet të jetë një tjetër sukses i këtij filmi.
DailyMail, shkruan se do ta shihni këtë çift në filmin romantik të vitit të ardhshëm.
“Fifty Shades Freed” do të shfaqet në kinematë botërore ditën e Shën Valentinit.
Burimi: Klan Plus