Rita Ora “rebele”, thyen rregullat e Covid-19
Rita Ora është akuzuar për shkelje të rregullave të bllokimit, pas organizimit të një feste të madhe me rastin e ditëlindjes së saj të 30-të.
Dyshohet se të shtunën, në festën e mbajtur në një restorant të quajtur “Casa Cruz”, kanë marrë pjesë 30 njerëz. Pretendohet se Rita ka festuar me miqtë e saj deri në orët e para të mëngjesit.
E gjithë kjo vjen në një kohë që qeveria vijon të theksojë rëndësinë e respektimit të kufizimeve, gjatë bllokimit të dytë kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar që përfundon në 2 Dhjetor.
Policia ka konfirmuar se janë thirrur të shtunën në mbrëmje për një shkelje të mundshme të masave kundër Covid-19.
Gjatë natës, oficerët e policisë ishin parë jashtë restorantit duke u munduar të hapnin një derë të restorantit. Ndërsa, pas mbarimit të festës Rita ishte parë duke u larguar nga ndërtesa, e veshur me stil dhe me maskë të zezë në fytyrë.
Sipas qeverisë, restorantet dhe kafenetë në Londër do të hapen nga e mërkura, por me orar të kufizuar./tvklan.al