Rita Ora shkëlqen në “Grammy” , sa kushton fustani që veshi


Rita Ora shkëlqen në “Grammy” , sa kushton fustani që veshi

14:12 30/01/2018

E veshur në të zeza u shfaq mjaft joshëse në “Grammy” këngëtarja e njohur shqiptare Rita Ora. Fustani i saj ishte shumë elegant dhe ajo dukej mjaft joshëse.

“The Vogue” shkruan se Rita ka harxhuar shumë për t’u dukur e përsosur në këtë dalje të saj dhe ja arriti.

“Flokët nga Brent Lawler, thonjtë të errëta nga Gina Edwards, buzëkuqi nga Kathy Jeung dhe 3.6 milion dollarë diamante nga Lorraine Schwartz, këngëtarja u shfaq me një pamje perfekte”,

shkruan prestigjozja.

Edhe pse fustani e ka vendosur disa herë në siklet këngëtaren pasi gjatë ecjes mund të zbulohej më shumë seç duhej, ajo ia doli të shkëlqente në tapetin e kuq të këtij eventi. /

tvklan.al






Të ngjashme