Rituali i Teuta Borovës: Ditëlindjen dua ta festoj çdo vit në vende të ndryshme të botës
Turistja profesioniste Teuta Borova ka treguar gjatë emisionit “Rudina” këtë të shtunë se prej vitesh ka një ritual ku çdo vit e feston ditëlindjen në vende të ndryshme të botës.
Mirëpo këtë vit ka pasur probleme për Borovën diktuar edhe nga pandemia e koronavirusit.
“Unë si çdo vit prej shumë vitesh kam një ritual që ditëlindjen dua ta festoj në vende të ndryshme të botës. Këtë vit isha në dilemë sepse po bëhesha që kur isha kthhyer në fund të Shkurtit që vija nga ishujt Kanarie të Sppanjës, ku të thashë që Kanariet ishin zona e parë e kuqe e Spanjës. Unë pata fat qëndrova tre ditë në Barcelonë dhe sa u ktheva në Shqipëri plasi. Europa hapet në Qershor. Edhe pse zonat Shengen kanë qenë të hapura mes tyre udhëtimet kanë qenë shumë të limituara. Më kujtohet kur fluturova më 15 Shtator më në fund”, tha ajo.
Megjithatë ajo nuk është ndalur dhe ka vendosur që të vizitojë Gjermaninë. Borova tha se zgjodhi Gjermaninë, më saktësisht Bavarinë dhe tek “Rudina”, tregoi të gjithë eksperiencën e saj.
“Kanë bërë shumë kufizime. Dëshira shumë e madhe për të festuar ditëlindjen në një vend ndryshe, me miqtë e mi taje bëjmë dokumentet e duhura. Arrijmë në aeroportiin e Franfkurtit. Sigurisht me test negativ. Në landin që unë do të shkoja ishte që duhej testi negativ. Kur arrij atje, pa problem fare, miqtë më kishin futur në sistem online. Unë kisha zgjedhur Bavarinë sepse është një nga landet më të bukura. Gjermaninë e kisha prekur në zonat metropolistike”, tha ajo./tvklan.al