Rivaliteti i përjetshëm
Boca Juniors dhe River Plate janë lidhur nga diçka që shkon përtej futbollit. Këto skuadra përfaqësojnë shpirtin e Argjentinës, pasion për futbollin dhe për muzikën. sa i përket lojës, argjentinasit thonë se anglezët shpikën futbollin ndërsa ne e përmirësuam. Por ajo çka karakterizon këtë ndeshje është rivaliteti mes tifozërive.
Një histori shumëvjecare që mban edhe tragjedi. Më e madhja është ajo e 23 Qershorit të vitit 1968, që mori emrin Porta 12. Në përfundim të ndeshjes tifozët u drejtohen daljeve, por Porta 12 ishte e mbyllur. krijohet një bllokim nga i cili hunmbën jetën 71 tifozë të Boca Juniors, nuk pati asnjë të dënuar.
Në 2011 River Plate bie nga kategoria. Rikthehet pas 4 vitesh më 2015. Tifozët e Boca, të frymëzuar ndoshta nga droni shqiptar në Beograd, bllokuan ndeshjen e riverplate për afro 1 orë me një dron që mbante një fantazmë me shkronjën B, për të treguar kategorinë nga ku vinte River.
E njëjta ndeshje nuk nisi edhe pas largimit të dronit pasi disa prej lojtarëve të River u sulmuan me spraj me piper nga tifozët e Bica. River e fitoi ndeshjen në tavolinë.
Historia mes këtyre dy skuadrave nuk është vetëm dhunë, por atu bëhet fjalë për shumë dashuri për El Futbol. Një shenjë është kënga e tifozëve të Bocas,
Dy finalet e këtij viti kanë hyrë tashmë në histori.
Tv Klan