Rivarrosen 3 gjeneralët e lartë të ushtrisë shqiptare (29 Korrik 2000)


Rivarrosen 3 gjeneralët e lartë të ushtrisë shqiptare (29 Korrik 2000)

15:45 29/07/2000

Është zhvilluar sot ceremonia funebër për tre gjeneralë të lartë të ushtrisë shqiptare Beqir Balluku, Ildo Çako dhe Petrit Dume. Pas 26 vitesh nga ekzekutimi i tyre vetëm sot familjarët kanë mundur të përcjellin me nderimet e duhura të afërmit e tyre për në banesën e fundit. Miq, familjarë, ushtarakë dhe të njohur të Ballukut, Çakos dhe Dumes kanë bërë homzhet e tyre në shtëpinë qendrore të ushtrisë.

Për tre ish ushtarakët e lartë shqiptar, mori pjesë në ceremoni dhe Ministri i Mbrojtjes Ilir Gjoni. Në fjalën e nderimit, Gjeneral Aleks Andoni, ka përmendur atributet e tre ushtarakëve që gjatë kohës së luftës antifashiste e deri në vitet ’70.

Tre dekadat e fundit nuk kanë mundur të zbehin meritat e këtyre tre heronjve në fushat ushtarake dhe politike, tha ai. Më pas ata janë përcjellë për në varrezat e Sharrës ku do të kenë një varr me emër. Ish ushtarakët janë përcjellë me breshëri automatike./tvklan.al






Të ngjashme