Rivendoset armëpushimi në Aleppo


Rivendoset armëpushimi në Aleppo

00:21 15/12/2016

Marrëveshja për armëpushim në lindje të Alepos, që është nën administrimin e rebelëve opozitarë, u arrit.

Lajmi u bë i ditur nga zyrtarët ushtarakë të qeverisë siriane, të cilët thanë për

Reuters

së brenda disa orëve do të nisë evakuimi i civilëve. Rreth 15 mijë persona mësohet se do të largohen nga dy fshatra të mbajtura nga rebelët.

Një pakt për uljen e armëve u firmos të martën dhe evakuimi i njerëzve duhet të kishte nisur në orët e para të së mërkurës, por marrëveshja dështoi për shkak të rinisjes së ofensivës qeveritare.

Armëpushimi i parë u arrit me ndihmën e Rusisë dhe Turqisë, që morën pjesë në negociata. Gjithçka ishte gati për largimin e civilëve, edhe disa autobusë ishin vendosur pranë dy fshatrave, por bombardimet e avionëve të regjimit sirian pezulluan operacionin.

Më herët, Organizata e Kombeve të Bashkuara u shpreh se bombardimet në Aleppo mund të konsiderohen si krime lufte, pasi duke shënjestruar zonat e bazuara nga civilët, po shkelen ligjet ndërkombëtare.

Tv Klan






Të ngjashme