Rivihet në funksion aparatura për heqjen e gurëve në veshka në QSUT (29 Shtator 2000)


Rivihet në funksion aparatura për heqjen e gurëve në veshka në QSUT (29 Shtator 2000)

13:51 29/09/2000

Në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë sot u rivendos në punë aparatura e heqjes së gurëve në veshka me ultratinguj. Kjo aparaturë ka kushtuar 1 milion marka gjermane dhe është blerë para 4 vitesh me fonde nga buxheti i shtetit. Shefi i shërbimit të Urologjisë pranë këtij spitali Flamur Tartari, thotë:

“Është shansi i madh për ne sot që këto ditë ne kemi rifillimin e punës në kabinetin e thyerjes së gurëve në veshka. Kjo është një gjë e madhe sepse pas një kohe të gjatë 1 viti e gjysëm kur të sëmurët kanë bredhur në vende të ndryshme të botës me shpenzime të mëdha, arrijmë më së fundmi që në qendrën tonë të rifillojë shërbimi në këtë drejtim.”

Gjatë këtij viti aparatura nuk ka funksionuar pasi kishte nevojë për riparime të pjesësve të ndryshme të saj. Kontrata 1-vjeçare e shkruar pranë qendrës spitalore dhe firmës gjermane Dormier, i hapi rrugën rivënien në funksion të kësaj aparature e cila kushtoi 80 mijë marka. /tvklan.al






Të ngjashme