Rizoto me asparag (Video)
Përbërësit:
300 gr oriz
200 gr asparag
100 gr parmixhano
50 gr pançetë
50 gr gjalpë
3 vezë
1 karotë
1 qepë
1 selino
Hudhër
Majdanoz
Kripë
Piper
Përgatitja:
Në një tenxhere me ujë vendosim bishtat e asparagëve, karotat, selinonë, qepën, bishtat e majdanozëve, hudhër që të ziejnë për të përgatitur bulionin e rizotos. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim qepën, orizin, pak asparag dhe pançetën bashkë. I shuajmë të gjitha me verë të bardhë dhe pasi të avullojë alkooli shtojmë pak nga pak bulion perimesh. Në një tjetër tenxhere vendosim vezët të ziejnë. Pasi e heqim nga soba tiganin me rizoto, shtojmë djathin e grirë, gjalpin, majat e asparagëve dhe në fund vezët e shtypura.
/tvklan.al