Rizoto me kallamar, bizele dhe mozzarella (Video)
Përbërësit:
300 oriz
250 gr kallamarë
200 gr bizele
50 gr majdanoz
30 gr borzilok
2 degë selino
2 domate
2 karota
1 qepë
Trumzë
Kripë
Piper
Përgatitja:
Vendosim një tenxhere me ujë që të ngrohet. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim qepën, selinon, karotën. Pasi të skuqen shtojmë në tenxheren me ujë që të përgatitet bulioni.
Gjethet e borzilokut dhe majdanozit i vendosim në mikser, shtojmë në to kripë, piper, vaj ulliri dhe i bëjmë krem. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim trumzën, qepën, kallamarët, bizelet, hudhrën. I përziejmë derisa të skuqen dhe shtojmë orizin. Më pas i shuajmë me verë dhe pasi të avulloj alkooli shtojmë dalëngadalë bulionin dhe e përziejmë vazhdimisht. Përpara se ta heqim nga soba shtojmë në tigan tulin e domateve të prera në kubikë, djathin mozzarella, kremin e borzilokut, i përziejmë të gjithë ingredientët dhe është gati./tvklan.al