Rizoto me kallamar (Video)


Rizoto me kallamar (Video)

14:00 29/04/2019

Përbërësit:

350 gr kallamar

300 gr oriz

200 gr bizele

100 gr parmixhano

70 gr majdanoz

45 gr gjalpë

3 thelpi hudhër

2 karota

1 qepë

1 gotë verë të bardhë

Kripë

Piper

Përgatitja:

Presim në kubikë qepën, karotën, selinon dhe i marinojmë me kripë, piper dhe vaj ulliri. Më pas në një tigan i skuqim të gjitha bashkë. Pasi i skuqim i vendosim në një tenxhere me ujë që të ziejnë. Në një tigan me pak vaj ulliri vendosim kallamarët të skuqen, më pas shtojmë orizin dhe i përziejmë gjatë gjithë kohës derisa të skuqen dhe i shuajmë me verë të bardhë. Pasi të avullojë vera shtojmë bizele, majdanoz, kripë, piper. Më pas shtojmë bulion perimesh dhe e lëmë të ziejë. Në fund shtojmë gjalpë, djathë të grirë dhe sërish majdanoz,  vazhdojmë i përziejmë derisa të lidhen dhe është gati.

/tvklan.al






Të ngjashme