Rizoto me karkaleca dhe gorgonzola (Video)
Përbërësit:
300 gr oriz
200 gr karkaleca
60 gr gorgonzola
40 gr borzilok
30 gr majdanoz
30 gr piper jeshil
3 thelpinj hudhër
2 karota
2 degë selino
1 domate
1 qepë
1 degë trumzë
Djathë i grirë
Kripë
Piper
Përgatitja:
Në një tenxhere me pak vaj ulliri shtojmë qepën, hudhrën dhe trumzën. Më pas shtojmë kokat dhe lëkurat e karkalecave. Pasi skuqen për pak shtojmë selinonë, karotat dhe i shuajmë me verë. Shtojmë ujin dhe i lëmë të ziejnë. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim qepën, më pas shtojmë karkalecat, i shuajmë me konjak dhe pasi të avullojë shtojmë orizin. Vazhdojmë i skuqim për disa minuta bashkë dhe më pas shtojmë bulionin e përgatitur me kokat e karkalecave. Ndërkohë që rizoto zien shtojmë në të edhe borzilokun dhe majdanozin të grirë imët. Domates i heqim pjesën e farave dhe lëkurën, tulin e presim në kubikë dhe e shtojmë tek tigani me oriz. Pasi e heqim nga zjarri shtojmë djathin e grirë, pak gjalpë, djathin gorgonzola. I përziejmë sërish bashkë dhe është gati për tu servirur.
/tvklan.al