Rizoto me spek dhe pjepër (Video)
Përbërësit:
300 gr oriz
200 gr speek
100 gr djathë i grirë
100 gr rukola
30 gr gjalpë
10 gr piper jeshil
1 pjepër
1 qepë
1 karotë
1 degë selino
Hudhër
Trumzë
Kripë
Piper
Përgatitja:
Në një tenxhere me ujë vendosim karotë, selino, hudhër, trumzë, qepë dhe i lëmë të ziejnë që të përgatitet bulioni. Në një tigan me pak vaj ulliri vendosim hudhër dhe trumzë që të aromatizohet vaji, më pas i heqim dhe shtojmë orizin që të skuqet. Pasi të skuqet e shuajmë me verë të bardhë dhe kur alkooli të etë avulluar shtojmë ngadëlë bulion derisa të zihet. Kur rizoto të jetë gati shtojmë në të gjalpë, djathë të grirë, rukola, spek dhe pjepër. I përziejmë të gjithë ingredientët bashkë që të lidhen dhe është gati./tvklan.al