Rizoto pranverore (Video)
Përbërësit:
300 gr oriz
50 gr gjalp
50 gr djathë i grirë
2 domate
2 asparag
1 spec i kuq
1 kungull jeshil
1 qepë të kuqe
Karotë
Brokoli
Trumzë
Borzilok
Kripë
Piper
Përgatitja:
Vendosim një tenxhere me ujë që të vlojë. Më pas shtojmë në të orizin që të ziej. Presim në fije të holla të gjitha perimet dhe i vendosim të skuqen bashkë. Më pas shtojmë në tiganin me perime orizin e zier dhe i përziejmë të gjitha bashkë për pak minuta.
Vendosim gjethet e borzilokut në një gotë mikseri, shtojmë djathë të grirë, pak trumzë, vaj ulliri dhe i miksojmë të gjitha bashkë derisa të bëhen krem. Vendosim në pjatë orizin dhe dekorojmë pjatën me peston e borzilokut.
/tvklan.al