RMV heq kufizimet në “vatrat” e koronavirusit


RMV heq kufizimet në “vatrat” e koronavirusit

20:39 09/06/2020

Rritja e rasteve vë në pikëpyetje datën e zgjedhjeve

Shkupi, Kumanova, Tetova dhe Shtipi nuk do të jenë me orë policore. Për herë të dytë Ministrat në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut vendosin në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive.

Në Maqedoninë e Veriut gjatë të martës janë shënuar 87 raste të reja me COVID-19. Është shënuar edhe një viktimë tjetër. Në një nga vatrat e reja të krizës, në Tetovë, mjekët thonë se rastet e reja prekin të rinjtë.

‘Ditëve të fundit dominon edhe mosha më e re, gjegjësisht ka një numër të caktuar prej 0-9, ndërsa pjesa tjetër më e madhe janë të moshës 30-40.  Shumica e rasteve të reja  janë asimptomatike.

Numri në rritje i rasteve të reja, ka vënë në pikëpyetje edhe 5 Korrikun si datë të mundshme të zgjedhjeve. Pritet që Qeveria e Maqedonisë së Veriut deri të premten të bëjë vlerësime nëse do të kërkohet vazhdimi i situatës së jashtëzakonshme. Prej këtij vendimi do të varet data e zgjedhjeve.

Tv Klan






Të ngjashme