Robert Redford në rolin e fundit
Robert Redford ka vendosur t’i thotë lamtumirë filmit. Aktori hollivudian, 81 vjeç ka deklaruar se do të dalë në pension pas filmit të tij të fundit, “The old man and the gun” me regji të David Lowery.
Jam i lodhur nga aktrimi, megjithatë kurrë mos thuaj kurrë, thotë Redford në një intervistë ekskluzive për revistën entertaiment “Weekly”, duke shtuar se kjo do të ishte mënyra më e mirë për t’i dhënë fund karrierës 60 vjeçare.
Në filmin “The old man and the gun”, i cili do të dalë në kinema më 28 Shtator, Redford interpreton një personazh që ka ekzistuar në jetën reale;
Forrest Tucker
, grabitës bankash. E veçanta e tij është se ka realizuar 17 grabitje në 17 banka të ndryshme, dhe po kaq herë është arrestuar. Por gjithmonë ka arritur të arratiset nga burgu.
Vetë Robert se ky rol është ideali për të qenë i fundit dhe hedh idenë se mbase personazhi nuk arrestohej rastësisht, por lejonte diçka të tillë me qëllim që të jetonte gjithmonë nën emocione të forta.
Tv Klan