Roberti kritikon Saimirin përse nuk i puth vajzat!
Teksa ka nisur mes emocionesh dhe surprizash nata e katërt e spektaklit Love Story në TV Klan, çështjet e javës së kaluar janë hapur sërish dhe kanë sjellë debat në studio.
Opinionisti i këtij show, Robert Aliaj, është ndalur tek fakti që Saimiri nuk ka puthur asnjë vajzë, edhe pse njëra prej tyre e ka shprehur disi këtë dëshirë.
“Nuk e shoh që në takim të parë ta puth një vajzë sepse as nuk dua t’i vë ato në siklet dhe në rradhë të parë duhet ta ndjej unë vetë. Me të gjitha vajzat kam pasur vetëm një takim deri tani dhe nuk mund të lindi dashuria vetëm në një takim. Unë nuk i puth vajzat për të të bërë qejfin ty apo teleshikuesve. Për mua ka një dashuri jo 18”, është shprehur Saimiri.
Ndërkohë, Roberti ka pyetur Silvanën nëse ajo vërtet dëshironte ta puthte Saimiri në ato momente, teksa ajo ka pohuar se donte të merrte një puthje nga 33-vjeçari.
“Fizikisht po. Dëshira ime fizikisht po”, është shprehur Silvana.
Më tej, Roberti ka treguar se si e ka puthur në mes të rrugës vajzën me të cilën ai u dashurua.
“Është shumë e bukur. Është poezi fare ta puthësh një femër. Nuk është seksuale, është një puthje që t’i vlerëson një lule. Unë për veten time, femrën që e dashurova, kur u dashurova, e kam puthur në mes të rrugës dhe ka qenë diktaturë. Tullë në buzë! Puthe dhe i ke dhënë asaj jetë”, ka deklaruar Roberti./tvklan.al