Robotët që shpëtojnë njerëz
Kur godet një fatkeqësi natyrore, është inxhiniere Robin Murphy për shpëtim. Ose më mirë, është Robin dhe ushtria e saj e robotëve. Si drejtoreshë e Qendrës së Kërkimit dhe Shpëtimit ajo është një nga pionierët kryesorë në përdorimin e robotëve për të ndihmuar komunitetet gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit.
Në vitin 1995 ajo futi për herë të parë në punë këta robotë që çdo vit teknologjia e tyre është përmirësuar duke u bërë më e dobishme në ndihmë të njerëzve. Robin ka ndërtuar dhe qytetin e fatkeqësive ku bën praktika me robotët e saj se si mund të lëvizin dhe të marrin komandat. Për gati 2 dekada, robotët kanë ndihmuar në qindra operacione. Ata kanë shpëtuar më shumë se 1 milionë njerëz në fatkeqësi natyrore, si tërmet apo uraganët. Klan Plus