Ronaldo flet për gjendjen shëndetësore të nënës


Ronaldo flet për gjendjen shëndetësore të nënës

22:40 04/03/2020

Ditën e djeshme në media është folur për goditjen në tru, që mamaja e futbollistit të famshëm Cristiano Ronaldo ka pësuar.

Dolores Aveiro u shtrua në spital në Madeira, menjëherë pas orës 5 të mëngjesit të ditës së djeshme. Mendohet se ajo kishte pësuar një goditje të shkaktuar nga një mpiksje gjaku në njërën prej enëve, që çon gjakun në tru.

Ditën e sotme përmes një statusi në Twitter, Cristiano Ronaldo ka falenderuar fansat për mbështetjen e ofruar dhe ka sqaruar se gjendja e nënës së tij tashmë është e stabilizuar, por ai do dëshironte pak privatësi në këtë periudhë.

Faleminderit për gjithë mesazhet tuaja mbështetëse për nënën time. Gjendja e saj është stabilizuar tashmë dhe po shërohet në spital. Unë dhe familja ime do të dëshironim të falenderonim ekipin mjekësor që po kujdeset për të dhe me mirësjellje do ju kërkoja pak privatësi në këtë periudhë”, shkruan Ronaldo në postimin e tij./tvklan.al






Të ngjashme