Role byreku me perime (Video)


Role byreku me perime (Video)

14:30 27/02/2019

Përbërësit:

2 vezë

1 tufë spinaq

1 karrotë

1 qepë të ëmbël

1 kungull jeshil

1 spec të kuq

Petë byreku

Lakër e bardhë

Salsë soya

Kripë

Piper

Përgatitja:

Fillimisht pastrojmë dhe lajmë spinaqin. Presim hollë të gjitha perimet. Në një tigan me pak vaj ulliri e trumzë skuqim qepën, më pas shtojmë karrotën, specin, kungullin dhe lakrën. Në fund shtojmë edhe pak spinaq. Pasi skuqen të gjitha perimet i lemë të ftohen. Hapim petët dhe i mbushim me perimet e skuqura. Anët e petës i lyejmë me vezë dhe i mbështjellim në formë roleje.

Më pas i skuqim në një një tenxhere me vaj, jo më shumë se 150 gratë të nxehtë. Në një tigan me pak vaj ulliri dhe hudhër skuqim spinaqin. Vendosim në pjatë spinaqin e skuqur, mbi to byrekët dhe në një tas të vogël vendosim salsë soje për t’i shoqëruar.

/tvklan.al  






Të ngjashme