Role me kërpudhë dhe proshutë (Video)
Përbërësit:
300 gr kërpudha champignon
150 gr proshutë mortadella
130 gr djathë i butë
100 gr domate të thara
20 gr parmixhano
1 petë sfoliatë
1 thelp hudhër
1 vezë
Kripë
Piper
Për salcën:
30 gr vaj ulliri
20 gr ullinj
20 gr kaperi
2 vezë
Përgatitja:
Në një tenxhere me ujë vendosim vezët që të ziejnë.
Më pas iu heqim lëkurat kërpudhave dhe i vendosim në mikser bashkë me bishtat, shtojmë në to kripë, piper dhe i bëjmë krem. Kremin e përgatitur e skuqim në një tigan me pak vaj ulliri. Sapo i heqim nga zjarri shtojmë në to djathin e grirë, bukë galetë, kripë dhe piper. Hapim petën sfoliatë, e lyejmë me vezë, më pas vendosim djathin me feta, mbi të masën me kërpudha, proshutën dhe sërish djathë. E mbledhim në formë roleje, e lyejmë më vezë sipër dhe e vendosim në furrë që të piqet. Heqim vezët e ziera nga uji, i vendosim në mikser, shtojmë ullinjtë, domatet e thara, kaperit dhe i bëjmë krem. Vendosim në pjatë fillimisht kremin, më pas rolenë me kërpudhë.
/tvklan.al