Role pule me dardhë, gorgonzola dhe arra (Video)
Përbërësit:
150 gr gorgonzola
70 gr miell
60 gr arra të pastruara
30 gr gjalp
3 dardha
2 fileto pule
2 degë trumzë
1 tufë majdanoz
1 gotë verë të bardhë
Kripë
Piper
Përgatitja:
Presim në disa pjesë fileton e pulës dhe e rrahim. Qërojmë dardhat dhe i fusim në mikser, shtojmë arrat, majdanozin, pak bukë të grirë dhe djathin gorgonzola dhe i miksojmë të gjitha bashkë. Me masën e përgatitur mbushim filetot dhe i bëjmë role. Më pas në një tigan me pak gjalp skuqim.
/tvklan.al