Role pule me krem panxhari (Video)
Përbërësit:
200 gr spinaq
20 gr pomodorini
2 panxhar
1 fileto pule
Borzilok
Trumzë
Kripë
Piper
Përgatitja:
Rrahim fileton e pulës në mënyrë që të hapet, e marinojmë me kripë, piper dhe vaj ulliri. I mbushim me borzilok dhe i bëjmë role. Më pas i mbështjellim me letër alumin dhe i vendosim në një tenxhere që të ziejnë. Presim panxharin dhe e vendosim në një tenxhere që të ziejë jo më shumë se tre minuta, më pas e kalojmë në mikser dhe e bëjmë pure. Në një tigan skuqim spinaqin me pak vaj ulliri dhe pak hudhër. Vendosim në pjatë fillimisht spinaqin, mbi të roletë e pulës, domate të freskët dhe krem panxhari.
/tvklan.al