Role të mbushura (Video)
Përbërësit:
800 gr mish pule i grirë
200 gr mortadela
150 gr djathë edamer
100 gr gjizë
70 gr bukë e grirë
50 gr grana padana i grirë
4 lugë gjelle pluhur patate
2 gota qumësht
1 vezë
1 lugë vaj
Spinaq
Kripë
Piper
Përgatitja:
Vendosim në një tas bukën e grirë, shtojmë në të 1 vezë, bukë të grirë, kripë, pipër, pak djathë të grirë, gjizën dhe i përziejmë bashkë derisa të formohet brumi. Vendosim në një tas spinaqin, e marinojmë me kripë piper dhe vaj ulliri. Brumin që përgatitëm e hapim në formë pete mbi letër pelikul. Më pas vendosim mbi të mortadela, djathin me feta, spinaqin e marinuar dhe e bëjmë role. E mbështjellim edhe me letër alumin dhe e vendosim në një tenxhere që të ziejë.
Në një tjetër tenxhere vendosim qumështin, shtojmë në të kripë, piper, vaj ulliri dhe pasi të ngrohen shtojmë pluhur patatesh dhe vazhdojmë i përziejmë. Në fund hedhim në tenxhere edhe djathin e grirë dhe është gati. Pasi ziejnë roletë i vendosim në një tavë, i marinojmë me kripë, piper dhe vaj ulliri dhe i fusim në furrë që të piqen për disa minuta. Vendosim në pjatë fillimisht purenë dhe mbi të rolenë.
/tvklan.al