
Roli social i kishës
Për qindra vite me radhë Kisha Katolike në Europë, ka luajtur një rol të madh, jo vetëm në rrafshin teologjik dhe shpirtëror, por edhe atë social.
Duke qenë gjeografikisht pranë Kryeqendrës së Katolicizmit, roli social kishës në formësimin e shoqërisë ka pasur ndikim edhe në vendin tone, në ato zona ku feja katolike ishte e përhapur.
Mjafton të përmendim faktin që priftërinjtë, përveç përgatitjes nga ana fetare, e kishin kusht që të diplomoheshin si mjeki, filozof, arkeolog etj. Për herë të parë, studiuesi Mikel Sopi, pas shumë viteve kërkimi në arkivat e Vatikanit dhe jo vetëm, sjell studimin serioz mbi rolin social të kishës.
Për studiuesin ardian Ndreca, ky libër plotëson boshllëkun që është krijuar deri më sot në këtë fushë.
Ndërsa për autorin, Mikel Sopi mesazhi që ky libër përcjell është universal.
Klan Plus