Rolling Stones, këngë për koronavirusin


Rolling Stones, këngë për koronavirusin

08:20 25/04/2020

Duke u nisur nga situata që ka përfshirë të gjithë botën ku virusi ka pezulluar çdo gjë, kjo nuk i ka ndalur artistët që të krijojnë këngë të reja edhe në kohë pandemie.

Grupi i viteve ‘60 The Rolling Stones kanë krijuar një këngë me titull “Të jetosh në një qytet fantazmë”, e cila është realizuar gjatë kësaj periudhe izolimi.

Kënga është e shoqëruar edhe më një klip, ku tregohen disa rrugë të shkretuara, stacione metrosh dhe çdo gjë tjetër që është e boshatisur tanimë, si në Londër, Los Angelos, Tokyo dhe në disa vende të tjera.

Sipas Mick Jagger ky projekt nisi që në vitin 2019, por shpërthimi i pandemisë i bëri ata që të ndryshonin kontekstin duke shkuar paralelisht me situatën aktuale.

Jeta ishte aq e bukur sa të gjithë u izoluam. Tani jetojmë në qytet fantazmë janë disa nga vargjet e këngës, ku duket qartë që njerëzve tani i mungon më shumë se kurrë rikthimi në normalitet.

Kënga vjen vetëm disa ditë pasi anëtarët e grupit performuan live nga shtëpitë e tyre për koncertin e organizuar nga ylli i popit Lady Gaga të quajtur “Një Botë”, për të dhënë buzëqeshje tek të gjithë njerëzit.

Klan Plus






Të ngjashme